Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit është përforcuar me qendërmbrojtesin nga Australia, Omar Waleid Belal.
20 vjeqari , Amar Waleid Belal do të jetë për 6 muaj pjesë e skuadrës së Vllaznisë, ndërsa roli i tij është qendërmbrojtës.
Pas transferimit të tij, Omar Waleid Belal është shprehur mjaft i kënaqur me mikpritjen.
“Jam shumë i kënaqur me njerzit e Kosovës, janë të gjithë të mrekullueshëm, poashtu mikëpritje të ngroht më kanë bërë edhe në klub dhe secili në mënyrë të vet po më ndihmojnë, të gjithë janë të mrekullueshëm.
Unë do të jap maksimumin për ngjyrat e klubit që të arrijmë rezultate të mira e poashtu po mësojë edhe kulturën e qytetarve të Kosovës, në përgjithësi jam shumë i lumtur që jam në këtë mes me këta njerz të mire”, ka thënë Belal.
Belal një kohë ishte pjesë e akademisë CREST-smd Liverpul, poashtu ka djersitur fanelën e skuadrës spanjolle AD Merida./Radio Star/