Error
Sports

Sot fillon shitja e biletave për ndeshjen Gjilani – Liepaja, këto janë çmimet

SC Gjilani ka njoftuar se të martën do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Liepajas, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Klubi gjilanas bëri të ditur se biletat do të shiten në dy lokacione, te Teatri i Qytetit në Gjilan dhe pranë stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Biletat do të shiten nga ora 12:00 deri në ora 18:00.

5 euro do të kushtojnë biletat në Lindje, 10 euro ato në Perëndim dhe 20 euro biletat “VIP”.

SC Gjilani gjithashtu njoftoi se biletat janë të barkoduara dhe se autorizohet hyrja në stadium vetëm për mbajtësin e saj dhe një herë të vetme.

Ky është njoftimi klubit:

SC GJILANI – FK LIEPAJA, BILETAT NË SHITJE! 🎫

🗓 Nga data 5 Korrik fillon shitja e biletave nga ora 12.00 deri në ora 18.00

📍 Teatri i Qytetit në Gjilan
💶 Lindje 5 Euro
💶 Perendim 10 Euro
💶 VIP 20 Euro

🗓 Dita e ndeshjes 7 Korrik

📍 Teatri i Qytetit në Gjilan
📍 Pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë

⚠ SHËNIM! Biletat janë të barkoduara dhe autorizohet hyrja në stadium vetëm për mbajtësin e saj dhe një herë të vetme.

SC Gjilani nuk do të mbajë përgjegjësi për parregullsi në biletat të cilat nuk janë të shitur nga pikat e autorizuara nga klubi.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close