Ushtarët e Kosovës kanë bërë një gjest simbolik sot për nder të 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.
Në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, 820 Ushtarë të Kosovës, të rreshtuar në kazermën “ Adem Jashari” formuan portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Ndërkohë, lidhur me këtë Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se të hënën do të organizojë seancë solemne, e cila do të nisë në ora 12:00.
Gjithashtu 5, 6 dhe 7 marsi do të shoqërohen me një sërë aktivitetesh të ndryshme për nder të Epopesë.