Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar ashpër ish-kryeministrit Isa Mustafa i cili tha se “Thaçi ka rrejtë” për Asociacionin, në momentin kur ka thënë se ishte ai që kishte nënshkruar Asociacionin.
Një një postim në Facebook, Mushkolaj ka thënë se parimet e Asociacionit, të nënshkruara nga Isa Mustafa, ishin ato që ishin shpallur anti-kushtetuese.
Sipas Mushkolajt, kjo deklaratë e Mustafës është “përpjekje dëshpëruese e një akademiku” për t’u shfajësuar.
Postimi i plotë i Mushkolajt:
Isa Mustafa paska deklaru që Hashim Thaçi ka rrejtë për Asociacionin. Po ashtu, paska thënë se ky e ka nënshkru vetëm marrëveshjen për parimet. Por, pikërisht parimet e Isës, gjykata i shpalli jokushtetuese. Përpjekje dëshpëruese e akademikut për t’u shfajësuar.