Udhëheqja e Komunës së Gjilanit, në vend që të merret me investime kapitale, obligohen të paguajnë gjobë në vlerë 4000€ për kufizim të qasjes në dokumente publike.
Transparenca e Komunës së Gjilanit “shpërblehet” me gjobë të cilën duhet ta paguajnë nga taksat e qytetarëve.
Si LDK vazhdisht kemi alarmuar për mostransparencën e qeverisë komunale që udhëhiqet nga VV dhe kjo po dëshmohet edhe me vendimin e fundit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Ju kujtojmë se kjo është hera e parë që Komuna e Gjilanit gjobitet për kufizim të qasjes në dokumente publike.
Nga Komuna më transparente gjatë qeverisjes së LDK-së në tetë vitet e fundit, është fatkeqësi që Gjilani sot është Komuna më jo transparente dhe krejtësisht e mbyllur për publikun.