Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më parë të miratojë Projektligjin për çmimin e produkteve medicinave, i cili sot ka kaluar në Qeveri.
Ai ka thënë se me këtë ligj qytetarët do të jenë të mbrojtur nga abuzimi çmimeve të barnave në tërë vendin.
“Pres nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që ta trajtojë e miratojë sa më parë që është e mundshme. Kësilloj qytetarët tanë, me hyrjen në fuqi të ligjit, do të jenë të mbrojtur nga çmimet abuzuese, të papërballueshme e të paunifikuara të barnave anekënd vendin tonë. Ndërsa shpenzimet për furnizimin me barna nga buxheti i shtetit më të përballueshme dhe më të kontrolluara”, ka shkruar Vitia.