Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian do të mblidhen nesër, ku në rend dite është edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha, shkruan teve1.info
“Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar ai në Facebook.
Në takimin e këshillit të BE-së për viza të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbshtetën propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024, kur edhe parashihej funksionalizimi i sistemit të udhëtimit ETIAS.