Në kuadër të angazhimeve për monitorimin e zbatimit të Strategjisë së sistemit prokurorial (2022-2024) dhe Planit të veprimit, Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, së bashku me anëtarin e këtij komisioni, prokurorin Arben Ismajli, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
Me këtë rast është shqyrtuar Raporti vjetor i Komisionit i vitit 2022 lidhur me kryerjen e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, trajtimin e tyre dhe sfidat e ndryshme të kësaj prokurorie që ka pasur për trajtimin e këtyre lëndëve.
Gjatë takimit, ky Komision, përgëzoi kryeprokurorin Arben Kadriu, për rezultatet e arritura në këtë prokurori, të cilat janë mjaft të kënaqshme. Po ashtu, kërkoi që përkushtimi i treguar në trajtimin e këtyre lëndëve gjatë vitit 2022 të vazhdojë edhe gjatë vitit 2023.