Derbi mes Ballkanit dhe FC Dritës ishte shumë interesant dhe përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Ndeshjen e hapi ekipi nga Suhareka, në minutën e 17-të, ishte kapiteni Edvin Kuç për t’i dhënë epërsinë Ballkanit.
Por, FC Drita nuk u dorëzua dhe shënuan në pjesën e parë, në minutën e 36-të për të barazuar rezultatin me anë të mbrojtësi Leonat Vitija.
Pjesa e dytë nisi me intensitet të lartë, me dy skuadrat që krijonin raste të shumta.
Ballkani mbetet lider në Albi Mall Superligë me 50 pikë, kurse FC Drita është e dyta me 48.