Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, i është kundërpërgjigjur deputetit të VV-së, Eman Rrahmanit, i cili tha se Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor sipas tij, cenon familjen.
Deputetja e VV-së, madje tha se ajo ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.
“E mora fjalën vetëm për t’i sqaru disa gjana pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me derteminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, dicka që nuk parashihet me pjesën e burrave”, tha nënkryetarja e Kuvendit.
Tutje Bogujevci deklaroi se të përdorë metodën shkencore që të ketë fëmijë.
“Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfardo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limitume në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqni mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktume. Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë, e jo me ma determine një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë”, tha Bogujevci.
Ky projektligj nuk është miratuar në Kuvend, pasi në votim morën pjesë vetëm 53 deputetë dhe është bartur për në seancën e radhës.