Mali i Zi, e ka mirëpritur lajmin që Këshilli i Ministrave të BE-së e ka miratuar propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton teve1.info.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është lajm i mirë për fqinjët, si dhe për gjithë Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në Twitter, Abazoviq ka shkruar se është i bindur që së shpejti Kosova do të jetë pjesë e Evropës.
“I urojmë miqtë tanë kosovarë, të bindur se së shpejti do të jemi të gjithë bashkë në familjen e madhe evropiane”, ka shkruar ai.
“Lajm i mirë për fqinjët tanë, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor! Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshilli të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, shkroi kryeministri.