Përmes një komunikate zyrtare në faqen e klubit, FC Drita e ka bërë të ditur se derbi i qytetit kundër Gjilanit do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Kjo gjë vjen pas vendimit mes FC Dritës dhe Policisë së Kosovës, për shkak të kushteve të sigurisë dhe hapësirës së kufizuar që ofron stadiumi sintetik, është vendosur që ndeshja të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Komunikata e plotë:
DERBI LOKAL
𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀 – 𝐒𝐂 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢
E diele, ora 13:00
Për shkak të kushteve të sigurisë dhe hapësirës së kufizuar që ofron stadiumi sintetik, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është vendosur që ndeshja të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀⬜️🟦