Sot pritet të kemi përmirësim të motit, por do të jetë ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga veriu.
Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica lokale e vranësira të pjesshme të cilat gjatë dites do të largohen.
Dita do të jetë kryesisht me diell sidomos pasdite, por e ftohtë me temperaturë maksimale afër 8 gradë Celsius në nivel vendi.
Të hënën na pret një mëngjes i ftohtë dhe me ngrica, ndërsa dita stabile dhe me rritje të temperaturave.