Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana të panjohura sipas familjarëve një person ka vdekur në banesën e tij, të hënën.
Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.
“Gjilan 13.03.2023-16:30. Viktima mashkull kosovar në rrethana të pa njohura sipas familjarëve ka ndërruar jetë në banesën e tij. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Sipas PK-së, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.