Zëdhënësja dhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi ka demantuar lajmet se ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.
Mediat gjatë ditës raportuan se Halimi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e zëdhënëses së LDK-së.
“Të dashur veprimtarë të LDK-së, lajmet për dorëheqjen time nga LDK janë të pavërteta. Angazhimin në LDK do ta vazhdoj me përkushtim të plotë, si gjithmonë! Faleminderit për përkahjen tuaj në rrugetimin tonë të përbashkët politik”, ka shkruar Halimi.
Halimi ka kaluar në LDK në fillimvitin e 2021. Ajo në zgjedhje lokale ka garuar për kryetare të komunës së Ferizaj kurse mban postin e zëdhënëses politike në këtë parti.
Teksa, mësohet se gjatë ditës ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares Shqipe Mjekiqi. Edhe Mjekiqi kishte kaluar në LDK në vitin 2021 me ardhjen në krye të LDK-së të Lumir Abdixhikut.