Gjatë blerjes qytetarët po hasin në çmime të larta të prodhimeve vendore, e madje shpeshherë edhe më të larta krahasuar me produktet që vend i importon.
Ndonëse një gjë të tillë e ka vënë re, qytetarja Sanije Krasniqi, thotë se vazhdon t’i konsumojë produktet vendore.
“Përgjithësi përdori produkte vendore e shoh se janë në rritje”, thotë ajo.
E lidhur me këtë një qytetar tjetër ka një kërkesë.
Halil Halizaj thotë se çmimet e produkteve vendore duhet të jenë më të lira se ato që importohen.
Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së konsumatorit, Selatin Kaqaniku thotë se kjo rritje e çmimeve të prodhimeve vendore dëshmon shumëçka.
Tutje, profesori universitar në fakultetin e ekonomisë, Nagip Skenderi thotë se kjo ngritje e çmimeve nuk përkon me situatën në vend.
“Konsumatori nuk shikon shumë çmimin por e sheh në rast se produkti është vendor dhe orientohet në blerjen e atij produkti, bizneset kanë marrë një hov në të cilën nuk përkon me situatën ekonomike, bizneset të jenë më etike në aspektin e ruajtjes së çmimeve të cilat i kishin paraprakisht…”, thotë ai.
Gjatë vitit të kaluar, si konsumatorët, ashtu edhe prodhuesit i ka goditur inflacioni i lartë. Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.