Pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi se propozimi evropian është një mundësi e jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një konferencë për media, Escobar theksoi se pret rezultat pozitiv në takimin e 18 marsit në Ohër, përcjell teve1.info
“Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër. Jam optimist shumë për mundësitë për një zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shpresoj që pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, deklaroi ai.
Ai po ashtu potencoi se kanë për qëllim që të mbështesin plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit.
Pas takimit me presidenten Osmani, emisari amerikan do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kjo vizitë e tij dyditore në Kosovë vie në kuadër të takimit që do të mbahet nesër në Ohër mes Kosovës e Serbisë.