I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka sqaruar një deklaratë të tij të ditëve të fundit, kur tha se asociacioni duhet të bëhet por pyetja është se cila qeveri duhet ta implementojë atë.
Nga opinioni kjo u kuptua si një thumb i Escobarit ndaj Qeverisë aktuale të Kosovës.
Megjithatë, ai ka deklaruar se ai vetëm po i përgjigjet pyetjes “Çka nëse kryeminsitri Kurti nuk e pranon atë (asociacionin)?”.
“Jo. Kjo ishte përgjigjja e një pyetjeje kur njerëzit më pyetën: Çka nëse kryeministri Kurti nuk e pranon atë? Por, në fakt, është obligim të cilin e ka marrë jo një njeri apo një parti, por një organ shtetëror që është qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për RTV 21.