Siç raportoi ‘RADIO 1’ më herët për aksident trafiku në fshatin Rogovë në Gjakovë ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave mbetën të lënduar shtatë persona të cilët u dërguan në QKUK për t’u trajtuar, tani konfirmohet se plagëve të marra nga aksidenti nuk ka mundur tu bëjë ballë njëra nga të lënduarat e cila ka ndërruar jetë në QKUK.
Këmbësorja që nuk mundi të ju bëjë ballë plagëve të marra është Rita Avdyl Gashi.
Lajmin për vdekjen e 17-vjeçares e kanë bërë të ditur familjarët e saj.
Sipas njoftimit mortor, varrimi i të ndjerës do të bëhet më 19.03.2023 në ora 13:00 në varrezat e fshatit Rogovë.
‘T‘dashten familjarë, miqasi e dashamir.
Me me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë 🙏
Rita Avdyl Gashi
Varrimi i të ndjeres bëhet me :
19-03-2023
E Diele në ora 13:00 , Rogovë
ALLAHU TE SHPERBLEFTE ME XHENET TEZEJK’-ka shkruar Arlin P. Gashi.