Një njeri i ngjitur n’pushtet nga rezistenca më e fuqishme e pas luftës n’vend, sot e dorëzoi Kosovën.
Një parti që u ngrit nga mijëra protesta kundër Asociacionit, sot e solli atë.
Një qeveri që mashtroi për 2 vite se nuk do të negociojë pa njohjen në qendër, sot e pranoi përjetësimin e mosnjohjes.
Sot Albin Kurti i ndau rrugët nga ata qindra mijëra njerëz që e kundërshtuan Asociacionin. I ndau rrugët me ata që edhe sot vazhdojnë t’jenë kundër, po aq fuqishëm.
Sot Albin Kurti Kosovës po ia rrezikon të ardhmen, sepse vetes po don t’ia ruajë pushtetin.
Sot Albin Kurti, e tradhtoi Kosovën.
Por sot, më shumë se kurrë, u qartësua rruga e rezistencës. Rezistencës që do të rritet, përditë e më shumë, shkruan Dardan Molliqaj.
Shihemi n’protesta!