KPP “Drita”, bënë rikthimin e saj në garat e Pingpongut, pas plot 20-të viteve pauzë, klubi i pingpongut ‘Drita’, ka vendosur të jetë një ndër skuadrat më serioze dhe t’i kthehet epiteti që dikur e kishte. KPP “Drita” tashmë garon në ligën e dytë dhe synojnë që së shpejti të inkuadrohen në Ligën e parë dhe kërkojnë të kthehen në majat e Superligës së Kosovës në Pingpong.
Në garat e mbajtura sot në Ferizaj për KPP “Drita”, startuan Driton Shabani, Naser Hasani, Arton Thaqi, Selami Latifi dhe Gani Pireva, të cilët shënuan fitore bindëse. Klubi gjilanas “Drita” tani mirëpret donatorë të cilët do t’i dalin në ndihmë këtij klubi dhe për të vazhduar me rezultatet pozitive në garat e Pingpongut në Kosovë./Radio Star/