Ish-kryeministri Isa Mustafa tha se dokumenti i arritur në Ohër nuk ofron njohje de-facto të pavarësisë së Kosovës ashtu siç pretendon kryeministri, Albin Kurti.
Mustafa ka cituar deklaratat e përfaqësuesve euro-amerikanë që kjo marrëvshje ka të bëjë vetëm me paqen në rajon, me theks të vaçantë Ballkanin Perëndimor.
“Kurti mund t’ia bëj qejfin vetës, ashtu sic ia kemi bërë edhe ne, unë e Thaçi atëherë kur Vuçiqi është pajtuar në tavolinë që të japim autoritetin e Kushtetutës për të vlerësuar kushtëtushmërinë e Asociacionit. Ne kemi thënë meqenëse ai e po e pranon atë, atëhere në një formë de-facto po e pranon edhe pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Mustafa.