Profesori Yll Hyseni, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Down Sindrome, në bashkëpunim me komunën e Gjilanit, ka organizuar aktivitet për vedisimin e qytetarëve mbi personat me Sindromin Down me moton “ME NE, JO PËR NE”.
Hyseni ka thënë se të gjitha të ardhurat nga shitja e këtyre pikturave do të shkojn 100% tek Shoqata e Sindrom Down–Gjilan.
Shkrimi i plotë:
Ky aktivitet i sotshem ka per qellim qe te thej tabutë, stigmatizimet dhe paragjykimet qe ekzistojne mbi personat me Sindromin Down.
Aktiviteti kerkon qe te ngrise vetëdijen e qytetareve mbi personat me Sindromin Down me moton ME NE, JO PËR NE.
Kemi zgjedhur pikturen, sepse, sikurse ne pikture, ku ngjyrat dhe format jane te ndryshme, por ato futen ne harmoni ndermjet njera tjetres permes nje kompozicioni te caktuar — edhe ne shpresojme qe permes ketij aktivitet te krijojme nje harmoni shoqerore dhe nje ambient ku te gjithe personat, e vecanarisht personat me Sindromin Down dhe grupet tjera te ndjeshme kane hapsira te pjesemarrjes aktive ne jeten shoqerore.
Deshiroj te falenderoj zyren e Kryetarit te Komunes, posacerisht Drejtorine e Arsimit, Shendetesise dhe Kultures per mbeshtetjen e dhene.
Te gjitha punimet kreative do te ekspozohen dhe qytetaret apo bizneset do te kene mundesine qe te blejne punimet e ekspozuara, fondet e te cilave do te shkojne 100% tek Shoqata e Sindrom Down – Gjilan !