Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve mike.
Osmani dhe Herzog, diskutuan për potencialin e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, trashëgimisë kulturore dhe inovacionit, ndërsa vlerësuan lartë partneritetin në rritje në mes të dy vendeve.
Në këtë drejtim, Osmani potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit diplomatik, për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Herzog e falënderoi përzemërsisht Osmanin për mbështetjen e Kosovës ndaj Izraelit, dhe e ftoi atë për vizitë zyrtare në Izrael.
Ai po ashtu shfrytëzoi rastin që t’ia urojë muajin e Ramazanit besimtarëve myslimanë, festën e Pashkëve besimtarëve të krishterë, si dhe festën e “Passover”, besimtarëve hebre.