Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.
Ende do të ketë gjasa për riga të izoluara shiu, por në përgjithësi moti do të ketë tendencë përmirësimi substancial. Temperaturat pritet të lëvizin nga 1 deri në 16 gradë Celsius.
Nga e enjta na pret mot pranveror. Mëngjesi i së enjtes do të jetë i ftohtë dhe ka gjasa që të ketë ngrica të dobëta në disa vise kontinentale. Orëve të ditës rritje rapide e temperaturave. Ato maksimale pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius, madje edhe më shumë