Kombëtarja e Kosovës në futboll ka anuluar seancën stërvitore për ditën e sotme, pas arrestimit të kryetarit, Agim Ademi.
I pari i futbollit kosovarë u arrestua pas intervistimit nga Policia e Kosovës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Ademi është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmin për anulimin e seancës stërvitore e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku, raporton Paparaci.
Kosova të shtunën do të përballet me Izraelin në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.