Komentatori i njohur i futbollit, Andin Lokaj, duket se është zemëruar shumë pasi policia arrestoi Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale.
Lokaj ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke thënë se do ta quajë Federatën e Futbollit kosovar si Federatë të Kim Jung (diktatorit të Koresë së Veriut), nëse Agim Ademi nuk lirohet deri nesër.
“Shtetit Kore e Veriut
Nga nesër.
Nëse nuk lirohet Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nëse nuk kthehet në pozitën e tij të cilën e ka kryer në mënyrë briliante deri më tani, unë do t’a konsideroj Federatën e futbollit kosovar si Federatë të Kim Jung.”, ka shkruar Lokaj në Facebook.
Ademi është ndaluar nga organet shtetërore për 48 orë për akuzat siç thuhet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë: ‘Keqpërdorim i besimit’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’.