Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me përfaqësues nga Bashkimi Europian si dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë kanë vizituar nga afër si dhe kanë parë punimet e realizuara në objektin e kësaj shkolle.
“Që nga paslufta e këtej në këtë shkollë nuk ka pasur fare investime të tilla, andaj ne jemi shumë të kënaqur që në bashkëpunim me BE-në dhe FKEE-në sot po shohim objektin që ka marrë një pamje kaq të mirë si dhe të përshtatshme për një shkollë”-tha Rahimaj.
Ky investim nuk do të jetë i fundit për këtë shkollë, ka shtuar ai.