Një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 shkallë sipas Rihterit ka goditur Shqipërinë rreth orës 02:42 Epiqendra e tërmetit ka qenë 9 km nga qyteti i Ersekut.
Gjithashtu në qytetin e Korçës është ndjerë shumë, siç kanë raportuar qytetarët.
Nuk është raportuar ende për dëme materiale, e as të lënduar.
Pas këtij tërmeti është regjistruar edhe një tjetër tërmet por me magnitudë më të vogël, prej 3.6 shkallë sipas Rihterit, pasuar edhe nga një tjetër tërmet 3.4 dhe një më i dobët, 2.4.