Më datë 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, janë masakruar 243 persona nga forcat serbe, ku në mesin e tyre kishte edhe gra, pleq e fëmijë, njofton teve1.info.
Kjo masakër konsiderohet si njëra nga masakrat më të mëdha që regjimi i Millosheviqit ka kryer në Kosovë mbi popullsinë civile.
Liderët e shtetit të Kosovës, në nderim të viktimave do të mbajnë homazhe në Krushë të Madhe.