Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë informacion rreth orës 21:00 për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.
Alarme të tilla ka pasur edhe në disa raste tjera të cilat kanë rezultuar të rrejshme.