Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit RamizAzizi, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim Kryeprokurorin eProkurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Malokun, i shoqëruar ngabashkëpunëtorët e tij. Takimi më shumë ka qenë njoftues, pas marrjes së detyrës së re ngakryetari Azizi.
Ndër të tjera në këtë takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes dyinstitucioneve, si dhe koordinimit të punëve. Të dy udhëheqësit u dakorduan për rritjen e efikasitetit mes dyinstitucioneve, me qëllimin e vetëm që sundimi i rendit dhe ligjit tëmbretërojë në këtë pjesë të Anamoravës.