Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fsh.Miresh, rruga Gjilan-Kamenicë.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e katër (104) km/h. Ndaj këtij kundërvajtësi zyrtarët policor kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe e kanë konfiskuar patentë shoferin.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
Tejkalon në vijë të plotë, mërgimtarit i konfiskohet patentë shoferi dhe gjobitet 300 euro
Ndani këtë artikull