Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim njoftues komandantin e KFOR-it turk për Kosovë, Recai Yilmaz.
Në këtë takim, temë diskutimi ka qenë sigurimi i ofrimit të bashkëpunimit të KFOR-it turk për Komunën e Gjilanit.
Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për projekte ku mund të ndërveprojnë të dyja palët dhe si rrjedhojë u dakordua që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje.
Përveç kësaj, kryetari Hyseni e ka njoftuar komandantin për çështje lidhur me planet e tij për qeverisje.