Komuna e Kamenicës, përmes një komunikate në ‘facebook’, ka reaguar rreth orarit të punës për administratën komunale, për shkak të Muajit të Ramazanit.
Komuna nuk ka marrë asnjë vendim për shkurtimin e orarit për administratën publike dhe procesi i punës do vazhdoj si zakonisht në Komunën e Kamenicës.
REAGIM/NJOFTIM
Zyra e Kryetarit të Komunës së Kamenicës ka pranuar telefonata të vazhdueshme si dhe kërkesa për pronocime, për çështjen e lirimit nga orari si dhe shtyerjen e fillimit të orarit të punës për administratën komunale, për shkak të Muajit të Ramazanit.
Zyra e Kryetarit nuk ka marrë një vendim të tillë, si dhe procesi i punës vazhdon si zakonisht në Komunën e Kamenicës.