Tri xhudistet nga Kosova do të jenë edhe pjesë e ushtrisë shqiptare.
Kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, janë pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Jepi zë.
Rama përmes një postimi ka lënë të kuptohet se nga tani xhudistet janë edhe pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Një propozim i tillë është diskutur edhe kohë më parë në Kosovë, në mes të ministrit Armend Mehaj dhe trajnerit Driton Kuka, por duket se shteti shqiptar ishte më i shpejtë dhe ua dha statusin e ushtarakeve të Shqipërisë.
Postimi plotë nga Rama:
Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë💪