Me fitoren kundër Llapit sot ekipi i moshave të Gjilanit edhe zyrtarisht shpallet kampion në këtë rang garash.
Gjilani sot arriti të mposhtë Llapin me rezultat 3 me 2 dhe kësisoj kurorëzoi një kampionat të suksesëshëm në krye me profesor Refik Rexhepaj.Golat për ekipin tonë i shënuan Altin Aliu,Arbër Mustafa dhe Blendi Krasniqi.
Me këtë fitore Juniorët ngriten në kuotën e 63 pikëve në krye të tabeles dhe shpallen kampion ku kan mbetur edhe 5 gjiro për tu zhvilluar.