Komuna e Gjilanit ka marrë vendim për lirimin nga pagesa e gjobës komunale për regjistrime të mëvonshme të lindjeve dhe vdekjeve.
Per shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë globale Covid-19, informimit jo të mjaftueshem te qytetareve lidhur me shqiptimin e gjobes si dhe kushteve të renda ekonomike qe veshtiresojne kryerjen e ketij obligimi, tanime evidentohet nje numer i konsiderueshem i rasteve te paregjistruara te lindjeve dhe vdekjeve.