Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, sot gjatë ditës ka pritur në takim Ministrin e MKRS, Hajrulla Çekun, ku kanë nënshkruar memorandumin për stadiumin e ri të Hogoshtit.
Rahimaj ka treguar se vlera e këtij stadiumi do të jetë 1.6 milionë euro.
Shkrimi i plotë:
Tifozë, a jeni gati për të brohoritur ⚽️🏟?
1.6 milionë euro💰 është vlera e memorandumit që sot e kemi nënshkruar për stadiumin e ri të Hogoshtit, bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çekun. Një ëndërr e bërë realitet, për këtë komunitet që jeton për futbollin ⚽️.
🌄🏔️🌊Ky stadium do të jetë një nga stadiumet më karakteristike në Kosovë për faktin se rrethohet me male shumë të bukura dhe peisazh të mrekullueshëm, duke krijuar kështu një ambient fantastik për sportistët e shikuesit.
Ju ftojmë të rrini të gatshëm për projektin e rradhës, i cili do të jetë senzacion për tërë Kosovën 🇽🇰🤫.