Gjilani në udhëtim te Ballkani në Suharekë, ka patur një ndër paraqitjen me të mirë këtë stinor, ndonëse pati disa mungesa të rëndësishme, por ja që sulmuesit e ekipit kuq e bardhë nuk e kishin ditën e tyre dhe përkundër shumë rasteve u desh që të pajtohen me humbjen.
Ballkani erdhi në epërsi në minutën 19, kur Meriton Korenica me një gjuajtje të saktë nga 18 metra, qëlloi pingulen e djathtë të Enea Koliqit dhe topi prej aty u përplas në rrjetë për 1:0.
Gjilani dy herë ka rrezikuar brenda gjashtë minutash, gjegjësisht rasate të mira pati Mevlan Zeka, sidomos në minutën 25, por gjuajtjen e Zekës portieri i Ballknit. Stivi Frashëri e dëboi jashtë vijës fundore. Mevlan Zeka edhe në minutën 28 gjuajti me gërshërë, por nuk ishte i saktë, ngase topi shkoi mbi portë. Gjilani ka mundur shumë lehtë që të barazojë por Bllkani pati shumë fat në minutën 44. Fillimisht Stivi Frashëri priti një gjuajtje të Mevlan Zekës dhe topi u dëbua deri te Oltion Bilalli që gjuajti me të parën, por që topi u përplas për shtylle dhe doli jashtë, andaj pjesëloja e parë u mbyll me rezultat 1:0 për Ballkanin.
Gjilani pti disa raste të mira në pjësëlojën e dytë, por pa ia dalë që të shënojë dhe pas rasteve të huqura, sërish pësoi gol, gati të ngjashëm me atë të pjesës së parë. Kështu në minutën 61, Albion Rrahmani pa u penguar nga askush iu afrua zonës së rrezikshme dhe nga rreth 18 metra, me gjuajtje të fuqishme qëlloi këndin e poshtëm të majtë të portës së Gjilanit për rezultatin 2:0.
Gjilani pati rast të qindpërqindtë të barazojë rezultatin, kur pas një dalje jo të menduar mirë të Stivi Frashërit, Mevlan Zeka erdhi deri te topi, por që për çudi e huqi portën e zbraztë. Pas këtij rasti të huqur dhe shumë të tjerëve që i kishte më herët, Mevlan Zeka u zëvendësua me Shend Kelmendin. Në minutën 70, pas një harkimi të mrekullueshëm të Oltion Bilallit, Zabërgja gjuajti me kokë, por topi u përplas për tërthorëse./kryelajmi.com/.