Drita ka mposhtur Llapin me rezultat 1-3 në stadiumin Zahir Pajaziti të Podujevës.
Llapjanët kaluan të parët në epërsi me golin e Mirlind Dakut në minutën e tetë.
Mirëpo më pas në skenë doli Kastriot Rexha me tre gola, së pari barazoi në minutën e 39-të e më pas siguroi fitoren në minutën e 63-të dhe 70-të.
Me këtë fitore, Drita vazhdon kryesimin me 56 pikë, tri më shumë se Prishtina, ndërsa Llapi është e treta me 45 pikë