Klubet kosovare me përjashtim të disa prej Superligës, mbajtën sot një tjetër takim në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës teksa çështja e diskutimit ishte mos-licencimi i FFK-së nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga klubi i Vitisë, mes tjerash thuhet se në takim ishte vetëm ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj, nga ana e FFK-së.
Sipas klubit të Vitisë, derisa ky takim po mbahej sot në ambientet e FFK-së, hetuesit policorë kërkonin zyrtarët e Federatës për intervistim rreth keqpërdorimeve në shtëpinë e futbollit kosovar.
𝑵𝒋𝒐𝒇𝒕𝒊𝒎𝒊 𝒊 𝒑𝒍𝒐𝒕𝒆̈ 𝒏𝒈𝒂 𝑭𝑪 𝑽𝒊𝒕𝒊𝒂 (𝒑𝒂 𝒏𝒅𝒆̈𝒓𝒉𝒚𝒓𝒋𝒆):
“Situatën në FFK mund ta zgjidhë vetëm Kuvendi i Jashtëzakonshëm.
Sot ne kryetarët e KF Vllaznisë dhe FC Vitisë ishim pjesë e takimin të ftuar ne FFK nga Avni Haxhiu.
Tani me të gjithë e kanë kuptuar se futbolli ka humbur mbi 3 milion euro para të sponzorizimeve për vitin 2022.
Avni Haxhiu & Tahir Batatina dhe delegatët e tjerë që u manipuluan nga krerët e FFK-së në Kuvendin e fundit, duke injoruan rekomandimet e MKRS dhe UA për licencim të Federatave Sportive, kanë sjellë shumë klube të futbollit buzë falimentimit.
Befasohemi se si ata që për interesa personale i kanë shkaktuar pothuajse të gjitha klubeve humbje të mëdha, tani herë vajtojnë dhe më pas mburren me prezencën tonë, ani pse në këtë takim sot ua kemi bërë të qartë të gjithëve se:
1. Dikush duhet të jap llogari për mos licencim të FFK-së.
2. Dikush duhet të jap llogari për mbi 3 milion euro humbje nga ligji i sponzorizimit.
3. Dikush duhet të jap llogari për mos zbatim të kërkesave ligjore për licencim dhe plotësim të rekomandimeve të MKRS-së.
Deri diku edhe mund te kuptohet sjellja e Tahir Batatines dhe të tjerëve si ai, që për interesa të ngushta personale vrapuan si të verbër pas Agim Ademit, kanë shkaktuar këtë katrahurën e mos licencimit të FFK-së, dhe tani përmes takimeve të kota po vazhdojnë të krijojnë edhe më shumë mjegull në proces të licencimit, pa pasur guximin me kërku llogari nga krerët e FFK-së të cilët paguhen për të kryer punë dhe jo për të qenë pengesë e licencimit te FFK-së
Sot ne takim ishte vetëm Taulan Hodaj nga FFK , ndërsa FFK ndodhet në objektiv të hetuesisë! Derisa ne po mbanim takim hetuesit policore kërkonin zyrtaret e FFK-së për intervistim për keqpërdorimet në FFK, në këtë situatë me prit licencimi nga ata që janë nën hetim për keqpërdorime është absurditet i llojit të vet.
Me prit se këta kanë me kry licencimin është e njëjtë me thënien “prit gomar deri sa të del bar”.
Ne takim kemi qene sot për të parë se çfarë kanë për të thënë zyrtarët e FFK-së në veçanti sekretari Taulant Hodaj i cili bashkë me Agim Ademin janë përgjegjësit kryesorë për mos licencim të FFK-së dhe për humbjen e shkaktuar.
Tahir Batatinës ia kemi plotësuar dëshirë me dal në foto dhe mund ta mbaj si kujtim për qëndrimet tona parimore, që nuk iu nënshtruam presioneve dhe manipulimeve të kësaj kaste të FFK-së ani pse FC Vitia e pagoi me rënie nga Liga e Parë.
Konsiderojmë se zgjidhja e ngërçit të krijuar në FFK, në veçanti pas mos licencimit deri me 31.03.2023 dhe humbjes se mbi 3 milion eurove të sponzorizimeve dhe arrestimit të Agim Ademit, është e domosdoshme që të thirret Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FFK-së.
Nga Sot ne dy kryetarët e KF “Vllaznisë” dhe FC “Vitisë” do të angazhohemi për të thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm për diskutuar situatën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet FFK.
Me respekt,
Shpend Musa – KF Vllaznia – Pozhoran
Mirsad Sylejmani – FC Vitia – Viti”.