Geoffrey Roberts, avokati i ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar po mundohet ta bëjë klientin e tij pjesë të ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale’, raporton Gazeta Sinjali.
Roberts tha se në aktakuzën ndaj klientit të tij nuk ka asnjë aludim se ai ka urdhëruar ndonjë prej krimeve të pretenduara.
“Në aktakuzë nuk ka aludime që z. Selimi të ketë urdhëruar ndonjë krim. Nuk ka as aludime që në njëfarë mënyre me veprim apo mosveprim të ketë shkaktuar krime. Madje as që planifikonte krime. Provat nuk dëshmojnë se Selimi ka kontribuar në emër të një plani të përbashkët kriminal”, shtoi ai.