Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale një citat të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bashkë me ish-krerët tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballen me një proces gjyqësor në Hagë, raporton Gazeta Sinjali.
Fjalët e Thaçit para gjykatës se ‘Shtëpia e Verdhë’ nuk ka ekzistuar kurrë dhe se reja e zezë mbi Kosovën është hequr, i ka mbështetur edhe Rama, i cili ka thënë se është aq e pagëlltitshme kur i sheh ata që udhëhoqën luftën çlirimtare, të akuzohen si kriminelë lufte.
“SIGURISHT QË PO! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh!”, shkroi ai.
Tutje shefi i qeverisë shqiptare ka thënë se UÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia.