Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq ka thënë se nuk është realiste të pritet një vendim i Malit të Zi për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Nuk është realiste të tërhiqet njohja e Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë”, tha Milatoviq.
“Ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili diku do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, shtoi ai në një intervistë për nova.rs.