Sot në Gjykatën Speciale në Hagë pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar për krime lufte, raporton Gazeta Sinjali.
Në seancën e sotme, pritet të thonë fjalën e tyre mbrojtja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Kujtojmë që dje mbrojtja e Thaçit dhe Selimit thanë fjalën e tyre, e po ashtu fjalime mbajtën edhe vetë dy ish-eprorët e UÇK-së.
Ndryshe të hënën e 3 prillit ka nisur zyrtarisht gjykimi nga Gjykata Special ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilit janë paraburgim në Hagë nën dyshimin se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë kohës se luftës në Kosovës dhe pas saj.
Më 3 prilli prokuroria për rreth pesë orë e lexoi aktakuzën e saj ndaj, ish-drejtorit politik të UÇK-së Hashim Thaçit, i ndaj ish-inspektorit të UÇK-së, Rexhep Selimit, ndaj ish-shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veselit, dhe ndaj zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqit.