Sot pritet të kemi mot me vranësira dhe intervale kohore me diell.
Rrallë në disa vise kryesisht kodrinore-malore ende priten fjolla të herëpashershme bore. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje të lehta, por ato minimale do të shënojnë ulje të mëtutjeshme. Ajo minimale pritet të ulet deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale rritet deri në 8 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm do të vazhdojë deri në fundjavë, me acar në mëngjes dhe rritje të lehta të temperaturave ditore. Reshjet do të jenë të rralla e sporadike, ndërsa në fundjavë do të ketë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu e bore në viset kodrinore-malore.