Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën ku po diskutohet puna dyvjeçare e Qeverisë Kurti, ka përmendur ikjet e shumta të qytetarëve nga vendi, raporton Gazeta Sinjali.
Krasniqi ka thënë se gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, mbi 107 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova, që i bie mesatarisht 147 persona në ditë.
“Mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën për një jetë më të mirë, mesatarisht mbi 1000 qytetarë në javë. Gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, 107 mijë e 310 qytetarë ikën nga Kosova, jo si turistë por si mërgimtarë që humbën shpresën në perspektivën që mundet me e ofru shteti ynë. Nga çdo kategori sociale. Vendi ynë po shpopullohet dhe familja jonë po zvogëlohet. Ky migrim i paprecedent tregon se sa të kënaqur janë njerëzit me qeverisjen tane”, u shpreh Krasniqi në seancën e Kuvendit.