Janë mbledhur paratë për shpenzimet e mjekimit të Lum Bajraktarit nga Peja, i cili është i diagnostifikuar me Leukemi Akute.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjaret e Lumit, përmes një njoftimi në Facebook.
Shpenzimet e mjekimit kapin vleren prej 155 mijë eurove.
Njoftimi i plotë:
Në emër të familjes Bajraktari, dua të iu informoj se paratë për Lumin tonë, janë grumbulluar.
Shumë falënderime nga thellësia e zemrës për krejt familjartë, miqtë, dashamirtë, çdo shqiptar dhe çdo zemër të mirë, që na u bë krah në këto ditë të vështira për ne.
Lumi po niset drejt Turqisë. Ai tash ka nevojë për lutjet tona drejt qiellit.
Zot, na duhet ndihma jote.
Nga zemra, familja Bajraktari!