Shkruan:Nuhi Nuhiu
Dje,në vendin e quajtur “Guri i hoxhës”,filloi ndërtimi i kishës serbe !
Nga dje ,Përlepnica ka mbi kokë një kishë serbe !
Serbët,në pamundësi të ndërtojnë kishë në Përlepnicë, në vitin 1930,tani me ndihmën e decentralizimit ,nga shqipfolësit ia arritën qëllimit!
Nga dje qytetarët përlepnicas, kanë roje një kisha serbe mbi kokë!
Në atë vend ,qysh në kohën e lashtë ka qenë një vrojtore komunikuese me Kalanë e Novobërdës, dhe me Kalanë e Pogragjës!
Nga Novobërda ishte një rrugë e cila lidhte këto pika strategjike !
Edhe ne shqiptarët e serbët e Bozhecit,Rajnocit e Ropotovës atë vend edhe sot e quajnë “Guri i hoxhës “, nga sot do të quhet kisha ortodokse serbe në hapësirën ku ishte kalaja shqiptare!
Askush ,nuk do të reagonte përse po ndërtohet kishë ,por jo në një pikë strategjike !
Kisha në Ropotovë ,apo në fshatra të tjera ka me bollëk, !
Qëllimi i ndërtimit të kishës në një pikë strategjike në lartësi mbi detare mbi 900 metra ,është kryekëput politikë,ushtarak, e strategjikë!
Nga ky vend,nga kjo lartësia,në shuplakë të dorës e ke tërë, Kalanë e Nobërdës ,tërë pjesën e nënkalas,Busavatën ,Makreshin ,Përlepnicën ,Gjilanin,fshatrat Kmetoc,Verbicë të Kmetocit !
Njashtu ,edhe antenat e instaluara të komunikimit e telefonisë ,TV në “Majën e gjelbërt” mbi Përlepnicë !
Kjo kishë ,me një objekt me dimensione 20×20,nuk përdorët për kishë, sepse edhe dy kisha i kanë në Ropotovë ,por vend strategjikë për komunikim,vrojtim si dhe për interferim në valet dhe mjetet e informimit!
Tani,”Guri i hoxhës”në vete do ta ketë priftin serb!
Kështu”kthehet “bashkim vëllazërimit jugosllav,por tani serbosllav!
Reagime ,as që patë nga Ministria ,për Rini ,Kulturë e Sport!
Edhe pse ,një qytetar nga Përlepnica, iu drejtue kësaj ministrie por ,kishin qenë të zënë ,duke lënuar të derkucit të zi!
Shqiptarët ,krehin qimet e thiut ,serbët ngulin kisha ortodokse në trashëgiminë shqiptare!
Në atë vend,ku e kishin hapur themelin ,kishte keramika e gur të lyer me llaq.
Njëher, një aktivist i dërguar nga qendra ,sepse vetëm në Prishtinë sipas tyre ka të dijshëm,në kishte ardhurë në Gjilan, për të parë përse po reagohet kundër decentralizimit!
Në tubim,na tha citojë”Kufcën edhe Koretishtën ,s’mundën serbët ta vendosin në shajkaqe e ta dërgojnë në Beograd”!Ja ky ishte mentaliteti i këtij politikani me emër në politikë!
Përgjigjen e mori”ku të ishte ajo e mirë ta dërgonin në Beograd,por ky do të jetë kungji i Nastradinit”!
Fshatrat serbe janë boshatisurë ,por kishat po ndërtohen ,sepse këto kanë statusin eksteritorialitete !
Në atë kishë ,do të strehohen kriminelët ,do të strehohen paramilitarë,bandat serbe, por janë të mbrojtur në atë vendstrehim -kish!
Kjo ,është pasoja e decentralizimit ,çdo fshat serb komunë!
Decentralizimi ,tani po lind kisha,më vonë edhe manastire ,e çka tjetër e ka radhën këtë as tatari s’do ta marri vesh ,përveç atij serb!
Përlepnica e rrethuar me fshatra serbe ,dalngadal tani edhe kishat serbe do ti rrinë mbi kokë por,si kurora me xhemba në kokën e të varurit në litar!
Por,kurrë s’jam befasuar kur pseudo politikanë,dhe analfabetët funksional, udhëheqin shtetin!
Nga,kjo kishë 24 orë serbet te “Guri hoxhës “na vrojtojnë edhe kur dalim në oborr për të mbjellurë qepë!
Turp dhe mjerim ,çka po përjetojmë tani si qytetar !
Kosova ,tani ka hy në mishmashin serb ,kurrë s’do të ndahemi nga serbosllavët!
Falë kokëboshëve, me shekuj do të vuajmë pasojat e udhëheqësve dallkauk,harbut,lufta u fitua por kurrë rehat populli shqiptarë s’do të jetojë në tokën e vendin e vet !